Aplikacion
Kreu i opozitës Maqedonase, Hristian Mickovski në një dalje për mediat këtë të mërkurë konfirmoi edhe një herë se nuk i pëlqen realiteti i vendosur nga marrëveshje e Presmës, e cila solli edhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni e Veriut. Madje ai tha se do punojë që ky realitet i ri të ndryshojë një ditë.
“A na pëlqen ky realitet, jo, nuk na pëlqen… A do të punojmë që ky realitet, një ditë kur do të kemi mundësi të ndryshojë, unë jua them, po, do të punojmë”, tha Mickoski gjatë konferencës për shtyp.
Ndaj zhvillimet e Fundit në Maqedoninë e Veriut kanë shqetësuar Greqinë fqinje, e cila në dy ditët e fundit është përpjekur t’i bëjë të ditur Shkupit se në rast se heq dorë nga marrëveshja e Prespës nuk do futet asnjëherë në Bashkimin Europian.
“Më duhet të pranoj sa vijon, jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët tanë do të na çojë në thelb të ripërcaktojmë pozicionin tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit. Sepse një nga parakushtet e forta të vendosura në kornizën negociuese është zbatimi konsekuent dhe korrekt i të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Prespës”, thasot në parlamentin grek ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varvatsiotis.
Natyrisht që rihapja e debatit me Greqinë për çështjen e emrit, do ishte një kokëçarje më shumë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe në kushtet që është ka ende të pa zgjidhur ngërçin me Bullgarinë për çështjen e identitetit dhe gjuhës së maqedonasve.