zoom

Lajme

Mandati i Belerit dhe zgjedhjet e parakohshme në Himarë, KQZ shtyn seancën për nesër

KQZ mbajti sot seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Kërkesa ishte bërë nga Partia Socialiste, pas vendimit të formës së prerë të Apelit, që e dënoi me 2 vite burgim kryebashkiakun, për blerje votsh në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Por dhënia e vendimit u shty dhe do të merret të premten në orën 10:30.

Avokatja e Belerit kërkoi prezencën e tij në mbledhje, që të dëgjohej para se të merrej vendimi.

“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtjes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plaformë komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi. /ZOOM.AL/