zoom

Sport

Manchester United shkarkon Ole Gunnar Solskjaer-in, kush pritet të jetë trajneri i ri

Tashmë është zyrtare! Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Manchester United.

BBC shkruan se Solskjaer është larguar nga klubi pas humbjes dramatike 4-1 të së shtunës në Watford, ndërsa klubi po kërkon të emërojë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

“Michael Carrick tani do të marrë drejtimin e ekipit për ndeshjet e ardhshme, ndërsa klubi kërkon të emërojë një menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit.”

Mauricio Pochettino, menaxheri i Paris Saint-Germain, mund të jetë një kandidat për të marrë drejtimin në verë.

Aktualisht Manchester United pozicionohet në vendin e shtatë, 12 pikë prapa Chelseas, që kryeson .

United ka vetëm një fitore nga shtatë ndeshjet e fundit të ligës, me dy humbje dramatike ndaj Liverpool dhe Manchester City.

Solskjaer, 48 vjeç, zëvendësoi Jose Mourinhon në mënyrë të përkohshme në dhjetor 2018.

Norvegjezi më pas iu dha puna me kohë të plotë në mars 2019 në një marrëveshje trevjeçare dhe në korrik nënshkroi një marrëveshje të re me klubin deri në vitin 2024. Por që rezultatet e dobëta e larguan.