Aplikacion
Ministrja Manastirliu bëri me dije se është duke u diskutuar për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.
“Ne po përgatitemi me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së dytë përforcuese apo të dozës së katërt për të moshuarit dhe grupet e riskuara. Një vendim që, nëse merret na gjen të përgatitur pasi disponojmë sot dhe do të disponojmë gjithashtu përgjatë këtij viti të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave dhe mbi të gjitha na jep më shumë garanci që jeta e të moshuarve të mbrohet dhe jeta e kujt ka imunitet të kompromentuar të mbrohet, jeta e mjekëve, infermierëve të jetë e mbrojtur, e mësuesve gjithashtu dhe e gjithë kategorive të riskuara”, tha Manastirliu.
Aktualisht, mbi 60% e popullatës target ka marrë të paktën 1 dozë vaksine anticovid, ndërsa janë kryer në total mbi 2.8 milion vaksina. Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lek për sigurimin e vaksinave anticovid.