zoom

Aktualitet

Mallra kontrabandë dhe 30 mijë euro cash në Rinas, nën akuzë 4 femra dhe 1 gjerman. 2 në pranga

Tentuan të kalonin para dhe mallra kontrabandë nga aeroporti i Rinasit, goditen dy raste nga organet ligjzbatuese. Policia e Tiranës njoftoi se janë bërë edhe dy arrestimet e personave të dyshuar (femra) për rastet, teksa u proceduan të lira dy të tjera dhe një shtetas gjerman.

“Për 2 rastet e kontrabandës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjera. Sekuestrohen veshje të markave të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme. Për rastin e mosdeklarimit të të hollave është proceduar penalisht një shtetas gjerman. Sekuestrohet shuma 30 000 euro që nuk e deklaroi në dalje të RSH-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aksioni u krye edhe në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

“U arrestua në flagrancë shtetasja E. K., 26 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. K., 24 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, në valixhet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

Po kështu është arrestuar në flagrancë shtetasja V. M., 61 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. B., 52 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, në valixhet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk i kishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj”, sqarohet në njoftimin zyrtar.

Dosja u referua në Prokurorinë e Tuiranës në gjendje të lirë edhe për shtetasin gjerman N. Z., 44 vjeç, pasi në dalje, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, shërbimet i kanë gjetur 30 000 euro që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /A.Q./

Postime të lidhura