zoom

Aktualitet

Mali i Çikës prej katër ditësh në flakë, Niko Peleshi nis ushtarët me lopata për të shuar zjarrin

Prej katër ditës Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të jetë nën flakë pasi vatrat janë përhapur duke iu afruar edhe zonave të banimit.

Megjithatë ministria e Mbrojtjes nuk ka ende një plan ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ditën e sotme ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë fotot e zjarrfikësve dhe trupat ushtarake të FA-së, të cilët me lopata në duar marrin rrugën drejt Malit të Çikës për të shuar flakët.

Statusi i ministrit të Mbrojtjes:

“Zjarri i rënë në vendin e quajtur “Palikonjë”, Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të mbetet aktiv.

Një operacion masiv është organizuar në terren për shuarjen e tij, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë”, shkruan Peleshi./zoom,.al/

Related Posts

None found