zoom

Lajme

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Selanik, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë u shënua këtë të premte në Selanik, ku u përplasën dy makina.

Përplasja, siç raportojnë mediat greke, ishte e fortë, duke lënë pas një viktimë dhe disa të plagosur.

Një grua 30-vjeçare nga Shkupi gjeti vdekjen, ndërsa një 27-vjeçare është në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Të plagosur mbetën edhe një grua dhe një burrë 74 vjeç, të cilët morën plagë të lehta.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia greke.