Aplikacion
Dy efektivë janë lënduar nga përplasjet dhe janë dërguar në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, e cila ishte në shërbim.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.