Aplikacion
Raportohet se 28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur motorin ku udhëtonte Berhan Triepshi.
Si pasojë e plagëve të marra 84-vjeçari Berhan Triepshi ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.