Aplikacion
Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni që drejtohej nga një 41-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës.
Drejtuesi i një automjeti tjetër, për të shmangur përplasje, ka frenuar dhe më pas ka dalë nga rruga. Pas përplasjes edhe makina e ku udhëtonin shqiptarët është përmbysur.
Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjetive dhe katër pasagjerë, tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 26 vjeç.
Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës. /ZOOM.AL/