zoom

Aktualitet

Makina humb kontrollin brenda tunelit Elbasan-Tiranë! Plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme brenda tunelit Elbasan-Tiranë.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë mësohet se janë lënduar dy persona, ndërkohë është bllokuar aksi i tunelit që vjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.