zoom

Politikë

Makina “fluturon” në ajër qytetarin! Xhelal Mziu ia hedh fajin qeverisë: Me Rilindjen qytetarët janë bërë akrobatë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një makinë me shpejtësi ka përplasur një qytetar në mes të rrugës, me këtë të fundit që ka “fluturuar” në ajër, por fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime serioze.

Videon e aksidentit e ka publikuar deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i cili fajëson qeverinë për këtë aksident.

“Ndiqeni aksidentin, me rilindjen qytetarët janë bërë akrobat”, shkruan Xhelal Mziu krah videos së postuar në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)