Aplikacion
Këto ishin fjalët e Emanuela Brahjas, shqiptares 12-vjeçare, që ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik para shtëpisë së saj teksa ecte me biçikletë.
Shtëpinë e tyre në Padova të Italisë e mbuloi zia, shumë miq vendas por dhe familjarë e kushërinj nga Shqipëria u gjendën pranë familjes Brahja në këtë moment të vështirë.
Agron dhe Esmeralda Brahja kanë edhe dy vajza më të rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra 18. Ata jetojnë në Itali prej 25 vjetësh.
Aksidenti ndodhi ditën e hënë dhe Emanuela ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit Padova.