zoom

Aktualitet

Makina del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagosen 3 pasagjerët

Një aksident u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në aksin Levan-Tepelenë.

Policia njoftoi se drejtuesi i një mjeti humbi kontrollin për arsye ende të pazbardhura dhe doli nga rruga.

Së bashku me të udhëtonin edhe tre persona të tjerë, që u plagosën si pasojë e përplasjes.

Pasagjerët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.