zoom

Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin “Ersekë-Korçë”, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një çift bashkëshortësh janë plagosur pasi makina ku po udhëtonin doli nga rruga dhe u aksidentua.

Raportohet se shoferi me iniciale E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij pasagjere në makinë, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Ersekë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.