zoom

Aktualitet

Makina del nga rruga, dy të plagosur në Belsh

Dy persona janë lënduar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Belsh.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan, ku një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar dy persona, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rënë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë.

Postime të lidhura