zoom

Aktualitet

Makina bie në përrua në Lushnje, babë e bir dërgohen në spital (EMRAT+PAMJE)

Një makinë doli nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjes, pasditen e kësaj të mërkure.

Në makinë po udhëtonin babë e bir, Artan Paja, 54 vjeç dhe Aleksandër Paja, 25 vjeç.

Ky i fundit ishte në drejtim të mjetit, kur humbi kontrollin dhe për pasojë, makina u përplas me bankinën në të djathtë e më pas ra në përrua.

Babë e bir u plagosën nga përplasja dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.