zoom

Të gjitha

“Emisionet në Shqipëri janë shumë larg këtij për nga energjia” / Ronela merr mbështetje nga Spanja

Përfaqësuesja e Spanjës në “Eurovision 2022”, Chanel Terrero, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku në një moment nuk ka lënë pa përmendur këngëtaren shqiptare, Ronela Hajati.

Këngëtarja spanjolle, e cila u rendit e treta në festivalin e rëndësishëm, ka zbuluar se ka një marrëdhënie të mirë me përfaqësuesen e Shqipërisë. Madje edhe më herët, dy këngëtaret janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë festivalit të “Eurovision”-it.

Gjatë intervistes, Terrero shprehu haptazi mbështetjen e saj, Hajatin, ku madje dhe publiku filloi të thërrasë emrin e saj. Këtë moment e ka publikuar vetë Ronela në “Instagram”-in e saj.

https://www.instagram.com/p/CdrTXvbIOyd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=320d8669-945e-402b-87e5-ef3621c6c595

“Emisionet në Shqiperi janë shumë larg këtij për nga energjia që kanë transmetuar,por me rëndesi shëndeti ??”, shkruan Ronela.

Ndërkohë kujtojmë se publiku shqiptar e ka kritikuar përfaqësuesen e Spanjës, duke qenë se edhe ajo u shfaq me tanga dhe provokuese në skenën e madhe të Torinos në Itali./L.K

/Zoom.al