zoom

Bota

Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për lëshimet e mundshme territoriale

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i takon Ukrainës që të vendos nëse do të pranojë të bëjë lëshime territoriale Rusisë si mundësi për të arritur paqen.

“Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës. Kjo varet nga Ukraina”, tha Macron për televizionin TF1.

“Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rumanisë dhe Italisë vizituan Kievin të enjten dhe ofruan shpresën e anëtarësimit në BE.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë nga territoret e tij.