zoom

Bota

Macron: Luftë kundër t*rrorizmit nuk nënkupton që Gaza të bëhet rrafsh me tokën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se luftë kundër terrorizmit nuk do të thotë që ta bësh Gazën rrafsh me tokën. 

Macron vuri në dukje se qëndrimi i Parisit ishte i njëjtë që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht nga ato që kanë thënë kritikët.

“Ne nuk mund të lejojmë që ideja se lufta në mënyrë efikase kundër terrorizmit duhet të jetë rrafshimi i Gazës ose sulmi i popullatës civile pa dallim dhe shkaktimi i viktimave civile”, tha Macron për France 5.

Presidenti, megjithatë, nuk u tërhoq nga ideja se Izraeli ka “të drejtën për të mbrojtur veten” kundër grupit palestinez, Hamas.

“Izraelitët duhet t’i japin fund kësaj përgjigje sepse nuk është e përshtatshme dhe të gjitha jetët kanë rëndësi,” theksoi Macron.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë mbi 20.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 52.586 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha ku gjysma e banesave të territorit bregdetar janë ë dëmtuar ose shkatërruar, dhe gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Gati 1200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa rreth 130 pengje mbeten në robëri.