zoom

Politikë

Macron i thotë se duhet të ketë besim te Franca, Rama kujton herën e parë në…

Presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në Paris, para se të firmosin disa marrëveshje dhe të kenë takim kokë më kokë, për çështje që nuk janë të njohura ende publikisht.

Macron deklaroi se Parisi zyrtar është impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria. Ai shtoi se Franca mbështet rrugëtimin europian të Tiranës.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimeve të përbashkëta.

Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim. Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin”, u shpreh Macron.

Kurse kryeministri Edi rama teksa falenderoi presidentin francez për pritjen madhështore, kujtoi herën e parë të tij në Paris.

“Po vij nga një përvojë që nuk e kisha imagjinuar kurrë, që u nënshkrua kur erdha në Francë në vitet 90. Kur vija nga aeroportit mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi. Ai tha se mendonte se kishte parë gjithçka, kur erdhi në këtë pallat, për të marrë religjonin e nderit. Sot jam krenar jo për veten, por për Shqipërinë, për miqësinë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ishte hera e parë e miqësisë tonë, të marrëdhënieve diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar pritej në këtë mënyrë.

Asokohe një grup mik i Shqipërisë, ishin një grup i vogël sa gishtat e një dore. Sot ka shumë njerëz në Shqipëri për të investuar. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë, për të gjitha vendet e Ballkanit, dhe plani i rritjes që u miratua nga BE është diçka që shkon në këtë drejtim. Është një Europë e bashkuar, që nuk merret peng i mënyrave të vjetra tradicionale të integrimit ku ka diçka apo asgjë”, tha ai.

Rama: Me Francën nuk është vetëm çështje parash, nëse doni një mik…

Kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve, teksa vlerësoi situatën, shtoi se shqiptarët i vlerësojnë miqtë e tyre. Ai tha se nëse Franca do të ketë në një moment një problem, mos të ngurojë që të thërrasë një shqiptar.

“Kemi dhe dy parqet fotovoltaike të rajonit. Kur Franca mbërrin, nuk është thjesht çështje parash, por çështje njohje kulture. Kjo do të thotë të ketë më shumë burime njerëzore. Jemi pro francez dhe pro europian. Shqiptarët kanë qenë skeptike me Francën para disa vitesh., Por ata e kuptojnë se Shqipëria ka një tjetër mik. Ne shqiptarët nuk jemi të pasur, por kemi një aftësi unike. Nëse një ditë do të keni nevojë për të qenë në një moment vështirësie, thërrisni një shqiptar dhe ai do të vijë”, tha ai. /ZOOM.AL/