Aplikacion
Një vajzë pretendon se qeni i Roza Latit, Sasha, ka kafshuar macen e saj dhe për pasojë, ajo ngordhi.
Por vetë Roza mohon që kjo gjë të jetë e vërtetë dhe shpjegon si ndodhi ngjarja, sipas saj.
“Dje ka ndërruar jetë një mace rruge poshtë pallatit tim. Situata ka qenë kjo: isha në trotuar dhe dëgjova të lehurat e Sashës. Unë e mbaj qenin pa litar poshtë shtëpisë sepse nuk ka qenë kurrë rrezik as për njerëzit, as për kafshët[…]Macja ka dhënë jetë aty, sepse mund t’i ketë ngecur ushqimi në aparatin e frymëmarrjes ose mund ta ketë shkelur ndonjë makinë te koka dhe goditjet cerebrale e kanë bërë që të hidhet përpjetë. Këtë më thanë mjekët se u interesova. Sasha ime nuk e ka ngrënë macen sepse nuk ka dhëmbë, e ka gojën të operuar, i ka pasur dhëmbët e kalbur që këlysh. Videon po e bëj për sqarim për të gjithë njerëzit që e dinë që unë i dua kafshët. Gocat që kanë denoncuar ngjarjen dhe më kanë ardhur te dera e shtëpisë duke bërë video që më pas I kanë publikuar do i ndjek me polici. Sasha ime është rëndë, e pres nga dita në ditë që të ngordhë”, u shpreh Roza Lati.
Por në videomesazh ajo përmend se e mban qenin pa maskë. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të “shpërthejë” në komente kundër Rozës, duke i treguar se qeni nuk duhet të nxirret jashtë pa maskë.
“Më do trapi thotë ta mbaj pa litar dhe që të ndihmoja macen, më duhej një dorë e tretë. Po që të mos duhej një dorë e tretë, i vë qenit maskë”, i thotë një nga komentuesit.
“Sikur të të donte trapi ta mbaje qenin me maskë edhe në trotuarin e shtëpisë tënde, mirë do bëje”, i komenton një tjetër.
“Mund të kesh shumë të drejtë, por qeni jashtë shtëpisë mbahet me litar”, i shkruan një tjetër komentues.