zoom

Aktualitet

“Ma vrau vajzën”- Tezja e 27-vjeçares bën akuzën e fortë: Altin Çoku erdhi këtu dhe e shtyu

Tezja e 27-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Kamëz, ka hedhur akuza se mbesën e saj e kanë vrarë.

“Është një legen”, thotë tezja për 39-vjeçarin e arrestuar, me të cilin viktima pati një takim dhe bënë foto intime në krevat së bashku.

Dyshohet se kjo foto është përdorur nga Altin Çoku, i cili ka publikuar foton dhe e ka shantazhuar 27-vjeçaren.

Tezja deklaroi se mbesa e saj është vrarë dhe nuk është vetëhedhur.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.