zoom

Stil

“Ma vodhën makinën në Shqipëri me revole në kokë”/ Ermiona tregon në BBV historinë e frikshme

Ermiona ka rrëfyer një histori tronditëse që i kishte ndodhur sapo ishte kthyer në Shqipëri pak vite më parë.

Në një bisedë me Evën, ajo tregoi se si dy persona të armatosur i kishin dalë në rrugë për t’i marrë makinën. I kishin vënë pistoletën në kokë, një ngjarje për të cilën tha se e kishte traumatizuar dhe ka ndikuar që ajo të mos e dojë Shqipërinë.

Biseda:

Ermiona: S’ia fal dot vendit tim.
Eva: Se të ka penguar Shqipëria.
Ermiona: 16.
Eva: Fëmijë fare.
Ermiona: S’ia fal dot Shqipërisë. S’i fal dot shumë gjëra që më kanë bërë këtu. S’kam pasur probleme në Evropë, në SHBA. Këtu me revole në kokë. Me dy revole në kokë të më vjedhin makinën. Pasurinë time. Femër!
Eva: Tmerr
Ermiona: Ky është shqiptari. Po mua ajo më ka lënë traumë. Isha 25 vjeç.
Eva: Ça viti ishte këtu?
Ermiona: Sa i bie?
Eva: 90 e ca?
Ermiona: Jo, jo. 2014-2015. Elisa (motra) i kishte 8 – 9 vjeç.
Eva: Pse, kishte lindur këtu?
Ermiona: Elisa ka lindur në Amerikë, Los Anxhelos. Por e kisha marrë me vete, ishte me mamin në atë kohë. Në orën 9.30 të darkës. Dy meshkuj, të vënë revolen. Më iku zëri, 1 muaj nuk kam pasur zë.
Eva: Edhe mund ta shkrepnin?
Ermiona: U thashë, ju lutem, kam një fëmijë, kam një fëmijë! Vetëm atë mbaj mend dhe ajo pistoleta e ftohtë që ishte në kokë… dhe ajo më ka lënë një traumë shumë të madhe. Dhe e mora Shqipërinë shumë frikë. Dhe akoma e kam frikë.
Eva: Dhe si ishin ata të dy?
Ermiona: Ishin kështu, me maska.
Eva: U tërhoqën kur u the ashtu?
Ermiona: Po bënë burg.
Eva: A pse…?