Aplikacion
Gjatë dëshmisë për hetuesit ai tregoi se pas grupit kriminal qëndron i dënuari për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu, dhe ka rrëfeyer me detaje secilën nga vrasjet dhe arsyet pas që qëndrojnë pas këtyre krimeve.
Një nga ekzekutimet që tronditi opinionin publik, ishte ajo e Fridman Xhaferajt i cili u gjet pa shenja jete brenda një rezervuari në qytetin e Korçës më 13 qershor të vitit 2021.
25-vjeçari, kushëri me Laert Haxhiun, ishte dhunuar barbarisht dhe më pas ekzekutua me plumb në kokë më 2 qershor të atij viti, por krimi u zbulua vetëm 11 ditë më vonë, ndërsa vrasje mbeti pa autor.
Artan Tafani, sipas dosjes hetimore, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte dhe tregonte krimet e bandës.
Ai rrëfeu se ditën e vrasjes Fridman Xhaferrajn e kanë dhunuar në mënyrë barbare dhe kur i riu e kuptoi se do e ekzekutonin i lutej dhe përgjërohej që të mos e bënin, madje edhe u përpoq të shpëtonte, por nuk mundi dot.
Artan Tafai ka rrëfyer se pasi e dhunuan e qëlluan me plumb në kokë, më pas e lidhën dhe e transportuar me automjet drejt rezervuarit ku edhe u gjet i pajetë.
“Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim, përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.
Pjesë nga dosja hetimore:
Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 2 Qershor 2021 dhe e konstatuar më datë 13 Qershor 2021) në qytetin e Korçës.
Nga aktet e procedimit penal lidhur me këtë ngjarje rezulton se: Më datë 13 Qershor 2021, në orën 10:38, një telefonues anonim i cili kishte shkuar per peshkim ne rezervuarin e Gjangit në Korçë, ka telefonuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë se kishte parë një person të mbytur në rezervuar, por nuk është afruar për ta parë nga afër.
Nga grupi hetimor në vendngjarje është konstatuar se në anë të rezervuarit, përballë vendit të quajtur ‘Vakëfi’ është gjetur një kufomë e seksit mashkull e lidhur me litar, e paidentifikuar e cila kishte filluar të dekompozohej. Nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se viktima ka pasur një dëmtim në pjesën e pasme të kokës me gjatësi rreth 7 cm, shkaktuar me send të fortë.
Në veshjet e kufomës u gjet një Fletë lirimi nga IEVP Peqin, datë 21 Maj 2021, me emrin Fridman Xhaferaj.
Nga verifikimi në Sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Fridman Xhaferaj është shpallur në kërkim në datën 24 Shkurt 2021 për veprën penale ‘Shkatërrim prone me zjarr;”.
Lidhur mbi vdekjen makabre të të vëllait, Aleksandër Xhaferaj, tha për hetuesit se më 24 maj 2021 në shtëpinë e tij bashkë me Fridmanin kishte shkuar edhe një person me emrin Kristi Bixheku. Sipas tij, Bixheku drejtonte një automjet ‘Mercedez-Benz’ me ngjyrë të zezë, të cilën e kishte marrë atë dhe të vëllanë dhe kishin shkuar në Elbasan ku ishin takuar me Lulzim Arapin. Ndërsa Fridmani me Kristi Bixhekun sipas tij u nisën drejt Korçës, pasi i vëllai do të shkonte për në Greqi. Po ashtu i penduari i drejtësisë Artan Tafani, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte.
“Laerti dyshonte se Fridmani e kishte tradhtuar dhe I kërkonte llogari. Fridmani e kishte marrë atë nga burgu dhe e kishte kërcënuar që te ndërhynte për tu liruar. Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim.
Ai përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë. Trupin e lidhëm dhe e trasportuam me makinë dhe e hodhëm në rezervuar”, ka deklaruar Tafani, sipas dosjes së siguruar nga emisioni “Shënjestër”
Sipas policisë, vrasësit e dyshuar të ë Fridman Xhaferajt janë shtetasit:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
Fridman Xhaferraj u vra 13 ditë pasi ishte liruar nga qelia dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës.
Ai ishte akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare dhe në datën 21 maj 2021, ishte liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës.
Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës bënë që grupi hetimor të dyshojë se vrasja ishte kryer diku tjetër dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Gjançit.
Dy personat kryesorë të dyshuar për vrasjen e tij ishin Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku, i cili u arrestua nga policia te spitali “Nënë Tereza”.
Të 7 autorët e dyshuar të vrasjes së Fridman Xhaferajt ndodhen pas hekurave. “Koka” e grupit, Laert Haxhiu ndodhet në qeli në Greqi ndërsa gjykata atje ka refuzuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij.