zoom

Të gjitha

E dinit ?! Heidi Lushtaku prezanton për herë të familjen e saj të vogël

Heidi Lushtaku i ka surprizuar ndjekësit e saj pasi ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën e saj private nga e cila duket se paska shumë të reja.

Modelja ka ndarë në “Instagram” disa fotografi, ku në njërën prej tyre shihej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”.

Ajo është në lidhje me futbollistin e Atalantës, Merih Demiral. Edhe ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e ëmbël duke publikuar dy foto me modelen shqiptare dhe të birin. Futbollisti është 8 vite më i vogël se ajo dhe thuhet se Heidi dhe Merih janë takuar së fundmi në Zvicër, ku  kanë darkuar me miqtë e tyre.

Romanca publike e fundit e modeles ishte ajo me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur lidhjes së tyre të bukur 4-vjeçare në prag të ceremonisë martesore. Kujtojmë se Robin Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë pak javë më parë. Ai u martua me modelen e njohur, Marigona Krasniqi, me të cilën po presin fëmijën e tyre të parë./L.K

/Zoom.al