zoom

Të gjitha

Merita Halili zbulon sëmundjen nga e cila vuajnë shumë të famshëm

  • E ftuar në emisionin “Expuls” të Ronaldo Sharkës, këngëtarja e muzikës popullore, Merita Halili ka folur hapur për sëmundjen nga e cila vuan. Artistja na ka rrëfyer se vuan nga Lupus, sëmundje të cilën e kanë pasur vetëm dy tre persona në vendin tonë.

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri, vetëm dy tre persona mund ta kenë pasur por ka të bëjë me imunitetin. E kam në gradë minore nuk e kam maxhore, sëmundja është në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos të rri shumë në diell”, ka thënë Merita.

Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj, që zakonisht lufton infeksionet sulmon indet e shëndetshme(sëmundje autoimune). Kjo sëmundje mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje të mëdha në çdo pjesë të trupit tuaj. Kujtojmë se nga kjo sëmundje e rrallë vuajnë edhe të famshëm të tjerë si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez i është nënshtruar transplantit të veshkave si pasojë e kësaj sëmundje të rrallë./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura