zoom

Aktualitet

Lulzim Visha u vra në mjetin e punës, dyshimet se autorët përdorën “Porsche” gri

Lulzim Visha mësohet se punonte si postier dhe është vrarë në automjetin e tij të punës.

Raportohet se në mjetin ku ndodhej 48-vjeçari janë gjetur 12 gëzhoja.

Ka dyshime se është përdorur armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Viktima është ekzekutuar pranë banesës së tij, teksa po nisej për punë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë policia është në kërkim të një mjeti tip “Porsche” gri që dyshohet se u përdor nga autorët.

Vrasja e Lulzim Vishës

48-vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner të Tiranës dhe pista kryesore e hetimit është hasmëria.

Viktima Lulzim Visha, banues në Kamëz, është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit të policisë: “Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Kush është vëllai i viktimës

Lulzim Visha, 48-vjeçari që u gjet i vrarë me armë zjarri në automjet mëngjesin e sotëm është vëllai i Besnik Vishës.

Ky i fundit në vitin 1997, ka qëlluar për vdekje me armë shtetasin Refik Domi. Vrasja ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Gjykata e Tiranës, në 29 qershor 2001, dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

Postime të lidhura