zoom

Lajme

Lulzim Bashës i fikin dritat…

Teksa kreu i PD zyrtare Lulzim Basha po lexonte programin me 15 pika para mbështetësve të partisë, duke nisur një vit para edhe fushatën elektorale, ka ndodhur një incident teknik.

Për disa minuta janë fikur dritat dhe shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike mbeti i panjohur. PD e cilësoi akt të qëllimtë dhe të paprecedentë të pushtetit.

Basha prezantoi sot programin e PD me sloganin “Shqipëria Meriton më shumë”, në Parkun Olimpik të Tiranës. Por teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë është stakuar energjia elektrike. Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës ka qenë në errësirë.

PD në një reagim për mediat e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave.

“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD. Me rikthimin e energjisë kreu i PD ka vijuar prezantimin e programit. /ZOOM.AL/