zoom

Lajme

Lulzim Basha regjistron partinë në emër të Endri Hasës. Nuk është kryetar

Partia “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 14 majit.

Por çfarë bie në sy më kërkesën e depozituar në KQZ, është që Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë.
Endri Hasa është paraqitur në cilësinë e kryetarit të koalicionit.

Kërkesa është dorëzuar një ditë para përfundimit të afatit.

Në një dalje për media, Endri Hasa ka thënë se “Koalicioni Euroatlantik” është në mbështetje të drejtësisë, në mbështetje të SPAK.

Sa i përket mundësive për koalicion, Hasa thekson se janë pro partive që i bashkohen konceptit për listë të hapur, për ata që mund të sjellin vlera, të ofrojmë kandidatët më të mire si dhe me ata duan t’i japin fund një kënete dhe një moçali politik 34-vjeçar.