Aplikacion
Sipas dokumenteve të siguruara nga Zoom.al, të regjistruara në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), kontrata mes Bashës dhe kësaj kompanie është bërë pa një marrëveshje të shkruar dhe pa një afat të caktuar kohor.
Zoom.al mëson se në regjistrim, Basha paraqitet si një individ dhe jo si përfaqësues i një partie politike apo qeverie të huaj. Objektivi i kësaj marrëveshjeje thuhet se është rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë funksionale dhe mbrojtjes së lirive themelore.
Marrëveshja e regjistruar në SHBA është deklaruar si pro bono, çka nënkupton se nuk përfshin pagesa direkte për shërbimet e ofruara nga kompania e lobimit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ka pasur ndonjë lloj mbështetjeje financiare indirekte ose të fshehur në këtë proces.
Ky nuk është rasti i parë ku emri i Lulzim Bashës lidhet me lobimin në SHBA. Më herët, ai është përballur me akuza mbi transparencën e financimeve të PD-së në lobimet e mëparshme. Megjithatë, deri më tani, nuk ka një deklaratë të tij mbi këtë kontratë të re. Zoom.al/