zoom

Lajme

Lulzim Basha “blen” parti të re

Lulzim Basha ka vendosur të blejë partinë e Edmond Stojkut, Partinë Aleanca Demokracia e Re dhe t’i ndërrojë emrin duke e quajtur “Koalicioni Euroatlantik”.

Lëvizjen e fundit të Bashës e ka bërë të ditur Besart Logu, ish-bashkëpunëtor i afërt, i cili i ftuar në studion e Breaking me Fiori Dardha tha se po kryhen procedurat për ndryshimin e emrit dhe kryetarit të partisë së Stojkut.

Besart Logu u shpreh se edhe pse ka qenë në krah të Lulzim Bashës, nuk pranon që vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të dalë me një parti të re, por do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, konfirmoi një gjë të tillë, i cili theksoi se pjesa krah Lulzim Bashës u përça, pasi një pjesë kërkonte krijim të një partie të re, e pjesa tjetër nuk pranonin të mos ishin pjesë e PD, por të luftohej për të, pasi lufta ishte për parime dhe jo interesa personale./ Zoom.al

Related Posts