zoom

Lajme

Lule shqiponja, si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi

Shpeshherë, amvisat në shtëpi hasin vështirësi përsa i përket jetëgjatësisë së luleve prej mungesës të krijimit të kushteve të duhura, duke nisur që nga drita, ujitja, ajri, ambienti, etj..

Ekspozimi në dritë
Lule shqiponja me emrin botanik Monstera Deliciosa është bimë tropikale dhe si e tillë asaj i duhet shumë dritë që të qëndrojë e lulëzuar. E megjithatë, lule shqiponja nuk duhet ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit, pasi në këtë mënyrë gjethet e saj mund të dëmtohen. Ajo duhet të qëndrojë brenda shtëpi, pranë dritareve apo vendeve ku depërtojnë rrezet e diellit. Ndërkohë gjatë ditëve të nxehta të verës, rekomandohet që lule shqiponja të qëndrojë nën hijen e një bime më të lartë apo në ambientet e brendshme të shtëpisë pasi nxehtësia mund të vyshkë gjethet e saj.

Ujitja dhe plehërimi
Lule shqiponja ka nevojë të ujitet përditë, por jo në sasi të konsiderueshme. Ujitja e saj varet nga temepratura e ambientit. Dheu në vazon e lule shqiponjës duhet të jetë përherë pak i lagësht, por jo shumë i lagësht apo të krijojë depozitime të vogla të uji. Ndaj duhet të kujdeseni që ujin që mblidhet në pjatën e vendosur poshtë vazos ta largoni menjëhrë sapo pjata mbushet. Në këtë mënyrë, dheu në vazo do jetë i lagësht sa duhet. Rekomandohet që lule shqiponja të plehërohet dy apo tre herë në vit.

Lule shqiponja nuk mund të qëndrojë në ambiente me temperaturë nën 12 gradë celcius, ndaj dhe ambientet brenda shtëpisë janë më të rekomandueshme, kur është dimër, dhe në ajër të freskët, kur është verë./ Living