zoom

Sport

Luiza Gega tregon sakrificat dhe emocionet: E dija që nuk do të më ndalte askush, ishte momenti im

Një ceremoni e veçantë u organizuar në aeroporti “Nënë Tereza”, për të pritur kampione e Europës, Luiza Gega, e cila i solli Shqipërisë medaljen e parë të artë në atletikë.

Një ditë sinjifikaitve për rekordmene shqiptare, që bëri krenar të gjithë shqiptarët, duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa në Europianin e zhvilluar në Mynih.

Ministria e Arsmit dhe Sportit, Evis Kushi, përgëzoi atleten për këtë arritje të jashtëzakonshme. Së bashku me të në ceremoninë e pritjes foli edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Luiza tregoi emocionet e suksesit dhe se çfarë i kishte thënë vetes përpara garës gjatë intervistës për gazetarin Altin Sulçe.

Ëndërroja shumë medaljen dhe vërtet besoja se do ta fitoja. E kam imagjinuar shumë gjatë stërvitjes.  Imagjinoja çdo moment, çdo pengesë. Kur erdhi xhiroja e fundit dhe pashë që ende kisha forcë edhe nëse kundërshtarër do më afroheshin do e realizoja. Në 100 metrat e fundit pashë çdo gjë kishte mbaruar dhe përjetova emocionin e jashtëzakonshëm. Mu kujtua sa mund e sakrificeMë është dashur të jetoja larg familjes pjesën më të madhe në male për të realizuar ëndrën dhe përfaqësuar flamurin kombëtar” tha kampionia e Europës, Luiza Gega në një prononcim për median pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza“, tha Gega.

Fitoren e medaljes së arit në “Europiani i Atletikës Mynih 2022” nuk e quan rastësi por fryt i një pune të palodhur disipline dhe rezultateve ndër vite.

Rezultatet e njëpasnjëshme, përmirësimet e rekordit kombëtar. E dija që mund tia dilja, që mund të arrija sepse ishte dhe koha më e mirë në Europë dhe isha pretendentja kryesore. U mundova të bëj një garë strategjike. Të marr kryesimin dhe jam shumë e lumtur që ia dola” shtoi Luiza Gega.

Gega regjistroi kohën 9,11.31 duke vendosur rekord sa i përket kampionatit europian. /zoom.al/

Postime të lidhura