zoom

Aktualitet

Luiza Gega përplaset me pedagogen në protestën për Erion Veliajn: Ka vjedhur qytetarët

Luiza Gega, atletja rekordmene shqiptare, doli sot në prostetë përpara SPAK në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, të arrestuar për korrupsion me vendim të GJKKO. Por ky veprim i saj u kritikua nga pedagogia Haris Vongli. Në një përballje në Euroneës, Luiza Gega tha se nuk i interesonin akuzat e SPAK, sipas të cilave Erion Veliaj ka vjedhur paratë e taksapaguesve.

Haris Vongli: Luiza është një frymëzim dhe Luiza është një nga figurat më të njohura shqiptare që të bën krenare t’ia përmendësh emrin. Dhe nuk e prisja fare që figura si Luiza t’i dilnin krah një njeriu që ka bërë namin në dëm të qytetarëve.

Luiza Gega: Po përse, përse. Në fund të ditës jemi qytetarë të këtij vendi.

Haris Vongli: Unë nuk e vë në dyshim që ka mbështetur sportistët, por ai i ka ndëshuar dhe i ka vjedhur qytetarët e Tiranës.

Luiza Gega: Po këtë unë nuk e di, nuk e di derisa të merret një vendim nga gjykata. Nëse ai ka vjedhur atëherë ai të marrë dënimin që meriton. Unë e kam ngritur karrierën time me shumë sakrificë dhe në këtë nuk më kanë ndihmuar as qytetarët e Londrës (pegagodia Vongli jeton në Londër) dhe unë kam zgjedhur të jetoj në vendin tim për të kontribuuar dicka sado të vogël për vendin tim. Dhe unë, aq më tepër nuk pranoj komente nga njerëz që nuk kanë vendosur, që sado një kontribut të vogël, një mbështetje, qoftë një kundërpërjgigje ndaj, sic është edhe kryetari, kështu që…

Haris Vongli: Ti nuk më njeh fare mua Luiza, çfarë më ka bërë mua të iki? Se nuk dal dot të protestoj aty ku punoj në administratë, nuk bëj kompromis.

Luiza Gega ishte një ndër figurat që doli në mbështetje të Veliajt, në protestën para SPAK. Bashkë me të ishte edhe Çiljeta Xhilaga e disa figura të tjera që kanë pasur marrëdhënie me bashkinë e Tiranës apo me kryetarin Veliaj, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të tyre, përfshirë fushatat elektorale. /Zoom.al

Postime të lidhura