zoom

Slider

Luiz Ejlli ndikoi në përzgjedhjen e këngës tallava të fushatës së PS-së?

Kënga e pazakontë e rrymës tallava, “Vetëm përpara” është kolona zanore që do të shoqërojë Partinë Socialiste , që mesa duket ka edhe ajo lidhje me të shumë përfolurin…Luiz Ejlli.

Një panel me katër të ftuar kanë folur mbrëmë pikërisht mbi këtë çështje në emisionin “Më Lër Të Flas”.Julian Deda, Renis Gjoka, Kastro Zizo dhe Zafina Hasani diskutuan mbi këngët e të dy partive kryesore në vend dhe dhanë opinionet e tyre.

Julian Deda dhe këngëtari i këngës së fushatës së partisë “Bashkë Fitojmë” Renis Gjoka e kritikuan këngën e Partisë Socialiste.Ndërsa socilaisti me bindje politike Kastro Zizo tha se qëllimi i këngës është të krijohet atmosferë festive dhe të shpërndahet pozitivitet në këto zgjedhje elektorale.

Kënga “Vetëm Përpara”, e cila këndohet nga Petrit Vullkani u kritikua edhe për shkak të zhanrit që këngëtari përfaqëson.Zafina Hasani tha se kënga është zgjedhur në bazë të trendeve të momentit, ndërsa shtoi se është e ngjashme me këngën “Çapaçulja”, e kënduar po ashtu Vullkani kushtuar çiftit të Big Brother Luiz dhe Kiara.

Romeo e pyeti Hasanin nëse fama e Luizit ka ndikuar në përzgjedhjen e këngës së fushatës nga PS, dhe ajo u përgjigj se po.

“Është rryma e momentit. Është si Çapaçulja. Ajo dëgjohet. Po normalisht që ka ndikuar dhe Luizi. Kjo rrymë dëgjohet” tha ajo.