Aplikacion
Kurse britanikët e Aston Villa ishin zhgënjimi përballë grekëve të Olympiacos dhe Atalanta e Berat Gjimshitit ëndërron pas një barazimi me peshë ndaj francezëve të Marseille. Edhe Fiorentina mori një fitore të vuajtur në shtëpi përballe belgëve të Brugge.
Leverkusen mundi 0-2 Romën në “Olimpico” në gjysmëfinalen e parë të Europa League, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe. “Aspirinat” zhbllokuan llogaritë në minutën e 28-të me Wirtz, i asistuar nga Grimaldo.
Të besuarit e De Rossit u përpoqën që të reagojnë, por hasën mjaft vështirësi, përballë një mbrojtje-je shumë të organizuar. Xhaka me shokë festuan sërish në të 73-tën minutë. Goli i Andrich “vulosi” suksesin e ekipit të Xabi Alonso, me skuadrën e kualifikuar që do të mësohet në ndeshjen e kthimit.
Sfida tjetër mes Marseille dhe Atalantës përfundoi 1-1. Në “Velodrome”, golit të Scamaccas iu përgjigj Mbema. Titullar për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti, që zhvilloi një ndeshje të mira.Në Conference League, Olympiacos surprizoi Aston Villan, duke e mposhtur 2-4 në Birmingham. Në Firence, Fiorentina-Brugge u mbyull 3-2!
Takimet e kthimit luhen javën e ardhshme.
Ndërsa rezultatet e Europa e Conference League ishin si më poshtë dhe me një surprizë nga Aston Villa, që u mund në shtëpi nga grekët e Olympiacos:
Europa League:
Botërori 2026/ Debuton kundër Shqipërisë, trajneri Tomas Tuhel publikon listën e Anglisë