zoom

Bota

Luftë e re në horizont? BE po ndërton bunkerin e padepërtueshëm 8 milionë euro për bisedime sekrete

Një vendim i rëndësishëm është marrë nga liderat e Be-së. Bëhet me dije se deri në vitin 2024 do të ndërtohet një objekt i  ri, më saktë një bunkier i padepërtueshëm i cili do të strehojë deri në 100 liderë.

Vendimi është marr pasi Rusia riktheu luftën në  Evropë duke poshtuar Ukrainën dhe për shkak të planeve të BE-SË për të krijuar një forcë të armatosur të përbashkët përkrahë Nato-s.

Bunkieri mendohet se do të jetë dikur afër kompleksit të Këshillit të Be-së në Bruksel dhe kushdo që hyn, edhe nëse është pastrues, duhet të ketë certifikatë sigurie ” BE SECRET ” dhe një arsye e cila justifikon hyrjen në “bunker” raporton euobserve, përcjell zoom.al/

Ky bunkier do të ndërtohet në mënyrë që përgjimi të jetë i pamundur, ku Wifi dhe çdo formë tjetër e teknologjisë të jetë e padepërtueshme brenda bunkierit, duke mbajtur kështu të sigurta informacionet që mund të dëmtojnë interesat e BE-së nëse dalin jashtë. Rrjedhjet e informacionit mund të “ngrenë tensionet ndërkombëtare” ose “kërcënojnë jetën” apo “rendin publik” në Evropë, sipas udhëzimeve të sigurisë së BE-së.

Vetëm kështu bota mund të arrijë siguri të plotë, pasi vetëm ditët e fundit janë kapur një sërë spiunësh. Belgjika dëboi dy spiunë rusë të cilët ishinë specialistë të përgjimeve të sinjaleve por edhe Kina dhe Izraeli kanë qenë të implikuar në skandalet e përgjimeve. / Zoom.al/