Aplikacion
Hezbollahu tha se sulmet kishin në shënjestër postet izraelite në Shtoula, Al Baghdadi dhe Ruwaisat Al-Alam, duke pretenduar se kishte kryer goditje të drejtpërdrejta.
Ushtria izraelite tha se disa nga postet e saj ishin në shënjestër të sulmeve nga Libani dhe se në këmbim ajo kishte goditur “burimet e zjarrit”.
Burimet libaneze të sigurisë thanë se artileria izraelite kishte goditur zonat në periferi të fshatrave jugore të Mhaibib, Mais al-Jabal, Aita al-Shaab, Yaroun, Dhaira dhe Alma al-Shaab.
Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës, një qetësi e tensionuar mbizotëroi edhe në kufirin e Izraelit me Libanin, me vetëm disa incidente.
Armëpushimi përfundoi të premten në mëngjes dhe luftimet në Gaza filluan sërish. /ZOOM.AL/