Aplikacion
Me disa përpjekje të vogla nga figura të njohura të socialistëve si: Ahmetaj, Gjiknuri, Klosi apo Bushati për të rivalizuar Veliajn, situata do mbetej e njëjtë, ndërsa Veliaj e shihte veten gjithnjë e më pranë endrrës së tij për të qenë ai njeriu që do të drejtonte Partinë Socialiste pas Edi Ramës.
Disa nga këto figura do të goditeshin fortë teksa u përfshinë në skandale apo ccështje që kompromentuan emrin e tyre. Vlen të theksohet këtij rasti i Gjiknurit, i cili u përfshi në skandalin e Unazës, ku një kompanie fantazmë iu dhanë 18 milionë euro tender, ndërsa Bushati do të goditej rëndë nga Rama duke u larguar nga ministër dhe deputetë pas divergjencave që patën për marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përpjekja e tretë për të rivalizuar Veliajn në rrugën e tij drejt postit të kryetarit të PS-së ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Për ironi të fatit, edhe ajo si Tahiri, u caktua deputete në zonën e Kombinatit në Tiranë, ndërsa duke drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme, për shkak edhe të fondeve që menaxhon, Balluku nisi të rrisë pretendimet dhe ambicien e saj për të qenë më shumë se një ministre.
Ajo ja vuri sfidë vetes, teksa në zgjedhjet e shkuara parlamentare arriti të ishte edhe një nga deputetet më të votuara të Partisë Socialiste.
Pas kësaj Balluku do të korrte një tjetër sukses pak javë më parë, teksa do të kryesonte grupin e punës për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.
Për rritjen e kuotave të Ballukut brenda PS-së, është i vetdijshëm edhe Veliaj, i cili pak kohë më parë teksa publikoi një foto me të, do të fliste edhe inate.
“Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”, shkroi Veliaj përkrah fotos me Ballukun.
Por kaq, pasi Rama vendosi që mes të dyve të zgjedh sërish Veliajn.
Pak ditë më parë Partia Socialiste bëri të ditur se ishin bërë disa ndryshime të nevojshme në ndarjen e zonave të influencës.
Kështu, Balluku nga Tirana e gjeti veten në Dibër, aty ku u emëruar drejtuese politike e qarkut, pozicion që më parë e mbante Ulsi Manja. Ndërsa ky i fundit u detyrua të spostohej në Lezhë, aty ku zëvendësoi Blendi Klosin.
Natyrisht që Veliaj ka hequr qafe nga Tirana një kundërshtare të tijën, por kalimi në Dibër është një thikë me dy presa, pasi kjo lëvizje mund të shihet edhe si një vlerësim për Ballukun, e cila e sheh veten për herë të partë drejtuese politike të një qarku./Zoom.al
None found
Siguroi kushtet për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës