Aplikacion
Pas një loje të gjatë nervash, presionesh dhe kërcënimesh, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosën që të mos mbështesin kandidatin Edvin Kondili të mbështetur nga kryeministri Rama, por zgjodhën kandidatin tjetër, Altin Dumani, që mbështetej nga ambasadorja Yuri Kim.
Madje për ti përcjellë dhe një mesazh të fundit ambasadorja amerikane zgjodhi që procesin final, atë të votimit ta ndjek edhe vetë në sallë, për të kuptuar se procesi nuk do të manipulohej nga kryeministri.
Ditët e fundit ata shkëmbyen një sërë mesazhesh në distancë mes tyre, ku shfaqën hapur divergjenat që kishin për këtë proces.
Ambasadorja në një reagim në rrjetet sociale kërkoi që procesi të ishte i pavarur dhe i pandikuar nga ata që kishin interesa për të mbyllur çështje në SPAK, ndërsa kryeministri Rama në një reagim u kërkoi anëtarëve të KLP-së që të mos dëgjonin askënd, përfshi edhe ambasadoren, dhe të vendosnin pasi të lexonin dhe të dëgjonin kandidatët.
Rama nuk e bëri kurë të ditur preferencën e tij, por ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi publikisht se kandidati I mbështetur nga Rama ishte Edvin Kondili.