zoom

Aktualitet

Lufta në rrjetet sociale/ Brryli tallet me JOQ

JOQ njihet ndryshe si portali ku qytetarët ankohen për probleme nga më të ndryshmet dhe kjo faqe mjaft popullore në Instagram e Facebook ka marrë përsipër që të publikojë çdo denoncim.

Por “ironia e fatit” duket se ka goditur vetë JOQ këtë radhë. Teksa denoncon pa shumë filtra shkelje të ndryshme vetë duket se nuk i respekton rregullat.

Bëhet fjalë për makinën që shërben si studio lëvizese e JOQ. Kjo makinë nën logon e këtij portali ka zënë vendin e taksisë në kundërshtim me cdo rregull të qarkullimit rrugor.

E kjo nuk kishte si ti shpëtonte Brryli Brodëay, të cilët me ironi kanë publikuar shkeljen si një denoncim.

Brryli Brodway: Pershendetje JOQ

Doja te beja nje denoncim, pasi nuk kam kujt I drejtohem tjeter. Une jam nje taxist qe punoj dhe paguaj taksat, sa here qe dal ne pune e gjej vendin te zene nga makina te tjera qe nuk duhet te rrine ne vendet e taksive. Ju lutem publikojeni qe ta shikojne te gjithe. Ku eshte shteti ktu? Ku eshte policia rrugore, ku eshte policia bashkiake? Ju lutem anonim se na heqin licensen kta.