Aplikacion
Në vizitën e tij të shkurtër, Blinken do të takohet me zyrtarët izraelitë dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas.
Presidenti Abbas është i vendosur në Bregun Perëndimor dhe është një rival politik i Hamasit në Rripin e Gazës.
Udhëheqja politike palestineze është e ndarë midis partisë Fatah të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor dhe kundërshtarëve të saj militantë të Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.
Më shumë se 1.200 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi sulmet e tij ajrore.
Ndërsa raportohet se më shumë se 338.000 janë zhvendosur.
Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa pengjet izraelite të lirohen.
Në një postim në mediat sociale, Israel Katz tha se asnjë “çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit të lirohen”.
Izraeli ndaloi furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën.
Ndërkohë spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje pas shkëputjes së energjinë, ka paralajmëruar Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).
Stacioni i vetëm i energjisë në Rripin e Gazës ndaloi së punuari të mërkurën për shkak të mungesës së karburantit.
Kjo do të thotë që Gaza, duke përfshirë spitalet, po mbështetet në gjeneratorë, të cilët nga ana tjetër kanë nevojë për furnizime të reja karburanti.
Pjesa më e madhe e furnizimit me energji elektrike të Gazës vinte nga Izraeli, i cili ndërpreu energjinë në zonë pas sulmit të Hamasit.
“Mjerimi njerëzor është shkaktuar nga ky përshkallëzim është i neveritshëm dhe unë u bëj thirrje palëve të zvogëlojnë vuajtjet e civilëve”, tha drejtori rajonal i KNKK-së.
“Ndërsa Gaza humbet energjinë, spitalet humbasin energjinë, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen. Dializa e veshkave ndalon dhe rrezet X nuk mund të merren,” shton ai.