zoom

Lajme

“Lubi Loti, ministrja më hajdute në historinë e Shqipërisë”, Berisha: Gjyshi i saj ka qenë lule

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur Belinda Ballukun, si ministren që ka vjedhur më shumë në historinë e Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat pas paraqitjes në SPAK, Berisha u shpreh se do të krijohet një grup, i cili do të hulumtojë me faktin se ku kanë shkuar miliarda lekë të grabitura nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministrja Balluku.

“Po bëhet një parapërgatitje për të qëmtuar ku çuan Rama dhe lubi loti miliarda dollarë. Është një grup që do të merren me këtë betejë. Si Musk, nëna të dytë nuk bën. Lubi Loti i ka marrë të gjitha drejtoritë i ka çuar në Fier. Ajo do të mbahet përgjegjësie si ministrja më hajdute e Shqipërisë. Gjyshi i saj ka qenë lule para saj, kjo nuk ka të ngopur dhe nuk përmbahet, ka pasion të çmendur për të vjedhur”, tha ai./ Zoom.al

Postime të lidhura