zoom

Lajme

Lojërat Olimpike, tjetër rezultat jo i mirë i atletëve shqiptarë. Koxhaku i pesti në 100 metra not

Pas debutimit të dy sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Manjola Konini në qitje dhe Kaltra Meça në not, sot ishte rradha e sportistit Grisi Koxhaku.

Atleti olimpik garoi në not, në disiplinën 100 metra stil i lirë. Në garën e zhvilluar në Paris La Défense Arena, notari ynë e përfundoi sfidën në vendin e 5-të, me kohën 52:32, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij dhe të notarëve pjesëmarrës nga vendi ynë, në Lojërat Olimpike në Paris.

Paraqitje më të mirë deri tani kanë bërë sportistët nga Kosova, duke rrëmbyer edhe një medalje në sportin e xhudos. /ZOOM.AL/