Krasniqi arriti në finale pas një gjysmëfinale kundër xhudistes italiane, Odette Giufrida, të cilën e ka mposhtur me “Golden Score”. Performanca e saj ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane, Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash. Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar vendin në gjysmëfinale.
Medaljen e bronztë në këtë kategori e ka fituar xhudistja franceze, Amandine Buchard, e cila tregoi një performancë të fuqishme gjatë gjithë garave. 17:00- Kampionia olimpike kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi ka mposhtur me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu vendin në finale. Performanca e Krasniqit ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash.
Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo. /ZOOM.AL/