Aplikacion
“Kushtet ishin perfekte, dallgët ishin më të larta se sa pritej”, tha Brouillet. Por – ajo që Brouillet zbuloi kur kontrolloi aparatin e tij ishte përtej ëndrrave të tij më të çmendura. Duke pritur në një varkë në Tahiti – ishulli më i madh në Polinezinë Franceze – Brouillet ishte përgatitur për momentin kur Medina fitoi rezultatin më të lartë në historinë e Lojërave Olimpike.
Medina doli nga dërrasa e sërfit, duke drejtuar gishtin në ajër për të festuar rezultatin e tij. Në momentin e përsosur, Brouillet e fotografoi brazilianin në ajër – i cili dukej sikur qëndronte në tokë – ndërsa bordi imitonte qëndrimin e tij. “Ai ishte në fund të valës dhe unë nuk mund ta shihja atë – dhe më pas ai u shfaq dhe unë shkrepa katër foto dhe njëra prej tyre ishte kjo”, tha Brouillet.
“Nuk ishte e vështirë për të bërë foton. Thjesht duhej të parashikoja momentin se kur Gabriel do të kapte valën”, shtoi ai. “Unë mendoj se ai e dinte se ishte në një nga valët më të mëdha të ditës”, tha Brouillet. Fotografia, e cila shkoi menjëherë te redaktorët e Brouillet, shpejt bëri jehonë në internet. Brouillet, sidoqoftë, nuk ishte në dijeni se sa e njohur ishte fotografia e tij – deri në mometin që kontrolloi mediat e tij sociale.
“Sapo kontrollova telefonin tim në pushimin gjashtëminutësh pas shkrepjeve – pashë shumë njoftime në mediat sociale – dhe mendova se diçka po ndodhte me këtë foto”, tha ai. Medina e postoi fotografinë në Instagram-in e tij – dhe ajo tashmë ka marrë më shumë se 3,8 milionë pëlqime. /ZOOM.AL/