zoom

Aktualitet

Lobim dhe pastrim parash/ Ilir Meta zë faqet e para të mediave të huaja

Arrestimi i Ilir Metës, ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat ndërkombëtare.

Në faqe të para të tyre, tregohet në detaje arrestimi i Metës, si-ish president, ish- kryeministër dhe poste të tjera të larta që Meta ka mbajtur në vend për gjatë viteve.

“Meta po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale.”- shkruan ABC News.

Ndërsa Associated Press thekson se korrupsioni ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit.

Mediat e huaja i bëjnë jehonë edhe organeve të reja gjyqësore të cilat janë ngritur me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve dhe kanë vënë përpara drejtësisë ish zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët politikë.

Menjëherë pas arrestimit të Metës, reagoi edhe Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së në Tiranë, kur u miratua reforma në drejtësi në 2016.

Tashmë zyrtarë në Këshillin Europiane, Vlahutin tha në media sociale se Reforma në drejtësi po funskionon në fuqi të plotë, dhe se nuk ka persona të paprekshëm.