zoom

Kosova

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve në Kosovë, SHBA e BE të shqetsuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të mos e certifikuar Listën Serbe, si forcë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Vendimi i KQZ solli edhe reagimin e ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën thellësisht të shqetësuar.

“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv të procesit zgjedhor”.

KQZ le Listën Serbe jashtë zgjedhjeve në Kosovë
Reagim të njëjtë pati edhe delegacioni i Bashkimit Evropian. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që Lista Serbe ta apelojë këtë vendim. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm në Kosovë, Listën Serbe.”

Postime të lidhura