Aplikacion
Sipas njoftimit të dhënë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).
Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë.